Në kuadër të javës së shtatë të La Ligës, Barcelona ka mposhtur Real Sociedad me rezultat 2-1 në shtëpi, falë golave vendimtarë të Robert Lewandowskit dhe Jules Kounde.
Real Sociedad kaloi i pari në avantazh në minutën e 31-të, kur Alvaro Odriozola shfrytëzoi një asist të Ander Barrenetxea për të gjuajtur topin në rrjetë dhe vendosur rezultatin 0-1.
Barcelona reagoi para fundit të pjesës së parë; në minutën e 43-të, Jules Kounde barazoi rezultatin me një goditje kokë pas një harkimi të Marcus Rashford.
Në pjesën e dytë, Robert Lewandowski shënoi golin e fitores në minutën e 59-të, duke devijuar me kokë një kros të Lamine Yamal dhe duke vendosur rezultatin përfundimtar 2-1.
Barcelona arriti të menaxhojë avantazhin dhe presionin, duke siguruar tre pikë të rëndësishme dhe duke treguar karakter pas barazimit të hershëm.
Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në vendin e parë me 19 pikë, një shumë se sa Real Madridi. /Telegrafi/