28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Barcelona fiton si mysafirë, ngushton diferencën e pikëve me Real Madridin e Gironën

- Advertisement -

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore në javën e 23-të në La Liga, pasi mposhti 1:3 Alavesin.

Barça tregoi qysh në pjesën e parë që është ardhur për tri pikë, dhe në minutën e 22’të, Robert Lewandowski realizoi golin e epërsisë.

Në pjesën e dytë, ekipi i Xavit realizoi edhe njëherë me anë të Gundogan.

Kurse golin e vetëm vendasit e realizuan në minutën e 51’të me anë të Omorodion.

Golin e fundit në këtë takim e shënoi sulmuesi i talentuar brazilian, Vitor Roque.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 50 pikëve në pozitën e tretë, shtatë më pak se lideri Real Madrid.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit