Barcelona Femení shpallet klubi më i mirë i vitit në futbollin e femrave, për herë të tretë në katër vjet

- Advertisement -

Barcelona Femení është shpallur fituese e çmimit “Klubi i Vitit” në futbollin e femrave në ceremoninë e Topit të Artë 2026.

Skuadra katalunase e fiton këtë çmim për herë të tretë në katër vitet e fundit, duke konfirmuar edhe një herë dominimin e saj në futbollin e femrave.

Barcelona ka qenë një nga ekipet më të suksesshme të viteve të fundit, falë paraqitjeve të qëndrueshme në garat vendore dhe evropiane. Me futbolliste të nivelit të lartë dhe një stil loje sulmues, klubi ka vazhduar të jetë ndër emrat kryesorë të futbollit të femrave në Evropë.

Ky vlerësim në ceremoninë prestigjioze të Topit të Artë është një tjetër dëshmi e punës dhe suksesit të Barcelonës në vitet e fundit.

Pasi e pranoi këtë çmim, presidenti i Barcelonës foli disa fjalë.

“Dua të falënderoj të gjithë në historinë e Barcelonës”, tha ai, pastaj vazhdoi të flasë për futbollin e meshkujve, duke thënë se dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve. /Express/

Të ngjashme

Të fundit