10 C
New York
Tuesday, March 18, 2025

Buy now

Barcelona e zgjedh pasardhësin e Lewandowskit

- Advertisement -

Barcelona mbetet e interesuar për një sulmues që do të ishte zëvendësues i Robert Lewandowskit në 11-shen startuese.

Me lojtarin polak në fazën e fundit të karrierës së tij, menaxhmenti sportiv i Barcelonës ka nisur të vlerësojë mundësitë, me Victor Osimhenin si një nga kandidatët më serioz.

Sulmuesi nigerian – i huazuar te Galatasaray nga Napoli – e ka rigjetur formën e tij të dikurshme në Superligën e Turqisë, duke qenë një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës së tij dhe jo vetëm.

Shpejtësia e tij, finalizimi dhe aftësia për të luajtur mes linjave e bëjnë atë si profilin e lojtarit që Barcelona po e kërkon, megjithatë nënshkrimi me të nuk do të jetë i lehtë.

Napoli është pajtuar me largimin e tij gjatë verës, mirëpo nuk do të pranojnë oferta për më pak se 75 – 80 milionë euro.

Shumë kjo shumë e lartë për Barcelonën, e cila ende po përballet me sfida financiare, dhe për të realizuar një marrëveshje si kjo, i duhet t’i shesë disa lojtarë që nuk llogaritë në ta.

Çka i mbetet Decos – si drejtor sportiv – është që të vlerësojë nëse ia vlen të rrezikohet për një lojtar si Osimhen, ose të kërkojë në treg lojtarë më të lirë se ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit