16.5 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Barcelona e “shpartallon” Young Boysin, fiton Leverkuseni

- Advertisement -

Barcelona ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Young Boys, derisa Bayer Leverkuseni e fitoi derbin ndaj Milanit.

Katalunasit janë këndellur shpejtë pas humbjes shokuese nga Osasuna, duke fituar me rezultat 5:0 ndaj Young Boys.

Pas vetëm tetë minutave lojë Raphinha dhuroi një asistim te Robert Lewandowski, që kaloi Barcelonën në epërsi (8’).

Raphinha pastaj u përkujdes për golin e dytë, duke përfituar nga një top i kthyer (34’).

Vetëm tre minuta më vonë, Inigo Martinez e shënoi golin e tretë pas asistimit të Pedrit (37’).

Barcelona vazhdoi të dominojë edhe në pjesën e dytë. Martinez harkoi për mrekulli te Lewandowski, i cili shënoi për ta dërguar rezultatin në 4:0 (51’).

Fitoren e thellë të Barcelonës e vendosi një autogol i Mohamed Camara, që tentoi ta largonte topin nga goditja e Balde por e dërgoi në rrjetë (81’).

Kësisoj, Barcelona merr tre pikë në Ligën e Kampionëve, kurse Young Boys renditet në fund pa pikë.

Në anën tjetër, Bayer Leverkuseni e fitoi derbin ndaj AC Milanit me rezultat minimal 1:0.

Sfida mes dy klubeve ishte shumë e barabartë, me raste të njëpasnjëshme nga dy palët por mungoi finalizimi.

Boniface shënoi pas 20 minutave lojë, mirëpo që VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje.

Sidoqoftë, nigeriani doli sërish në skenë për ta bërë heroin te Leverkuseni pas asistimit të Frimpongut (51’).

Leverkuseni tani mbledh gjashtë pikë në fazën e ligës, kurse Milani mbetet pa pikë pas dy xhirove.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit