-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Barcelona e “shpartallon” Villarrealin

- Advertisement -

Barcelona ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Villarreali, në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga.

Katalunasit ishin të jashtëzakonshëm, për të zhvilluar një tjetër paraqitje të klasit të lartë për të fituar me rezultat 1:5.

Villarreali e nisi më mirë duke shënuar pas vetëm nëntë minutave lojë, mirëpo që VAR-i ndërhyri për ta vlerësuar si “pozitë jashtë loje”.

Pas kësaj, Pablo Torre asistoi për mrekulli te Robert Lewandowski, i cili s’i dha asnjë shans portierit vendas për ta kaluar Barcelonën në epërsi (20’).

Ylli polak vazhdoi me formën fantastike duke e dyfishuar epërsinë (35’).

Villarreal tentoi të këndellet duke ngushtuar epërsinë me anë të Ayoze Perez, që u asistua nga Nicolas Pepe (38’).

Villarreali në fakt shënoi sërish por prapë VAR-i ndërhyri për ta anuluar shkaku i pozitës jashtë loje (51’).

Barcelona më pas e shënoi edhe golin e tretë, këtë herë përmes Pablo Torre i cili e finalizoi për mrekulli (58’).

Lewandowski kishte rastin e artë për ta kompletuar het-trikun megjithatë dështoi nga pika e bardhë.

Villarreal realizoi sërish. Cardona shënoi pas harkimit të Barry, por parë VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje.

Pas kësaj, ishte Raphinha që bëri ndryshimin duke shënuar dy gola të shpejtë. Fillimisht mori një pasim të bukur dhe me një goditje të fuqishme e dërgoi rezultatin në 1:4 (75’).

Ndërsa, vetëm shtatë minuta më vonë Yamal i dhuroi një asistim maestral, ku me një vollej të bukur e vulosi fitoren e thellë (83’).

Barcelona pas kësaj fitore është lider i vetëm me 18 pikë derisa Villarreal zë pozitën e pestë me 11 sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit