Sulmuesi spanjoll, Ansu Fati raportohet se sërish do të vesh fanellën e Barcelonës.
Fati po luan sezonin e tij të parë tek Brihgtoni në formë huazimi nga katalanasit.
Sipas medieve spanjolle, Barcelona po e mendon rikthimin e Fati-t në skuadër.
Brighton thuhet se është duke përgatitur kontratën e përhershme për spanjollin, por duket se lojtari sërish do të rikthehet në “Camp Nou”.
“Marca” shkruan se drejtuesit e Barçës besojnë se Fati te ardhmen e ka tek katalanasit.
Sulmuesi anësor aktualisht është jashtë fushës për shkak të një lëndimi të pësuar pak ditë më parë.