24.8 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Barça është një makineri e vërtetë: 39 gola në 12 ndeshje

- Advertisement -

Barcelona është një makineri e golave.

Gjiganti katalunas e ka nisur në mënyrë sensacionale sezonin e ri në kampionatin spanjoll.

Pas “manitas” që ia dhanë mbrëmë Sevillës, “Blaugrana” u ngritën në kuotën e 39 golave në 12 ndeshje zyrtare të këtij edicioni.

Kjo Barcelonë është duke i bërë konkurrencë ekipit të sezonit 2016/17, kur në sulm ishin yjet Lionel Messi, Neymar e Luis Suarez, shkruan “Gazeta Express”.

As në kohën e Guardiolës nuk ishin regjistruar numra aq të lartë: në sezonin 2011/12 në këtë periudhë të sezonit ekipi i kishte realizuar 36 gola.

Shifra të jashtëzakonshme, të cilat ishin kaluar vetëm nga skuadra e Luis Enriques.

Treshja e tij e mrekullive “MSN” i kishte shënuar plot 42 gola në periudhën e njëjtë të sezonit.

Tash po shkëlqejnë Lewandowski, Raphinha e Lamine Yamal.

Sulmuesi polak është në formë të hatashme nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit e Bayern Munichut i ka shënuar 12 gola në 10 ndeshje të këtij sezoni në La Liga.

Ai udhëheq në krye të listës së realizatorëve, i ndjekur nga Kylian Mbappe i Real Madridit dhe Ayoze Perez i Betisit.

Lewa po shkon me hapa të sigurt drejt fitimit të trofeut “Këpuca e Artë”, e cila e shpërblen golashënuesin më të mirë të sezonit në ligat evropiane.

E Barça, nga ana e saj, do t’i hyjë furishëm dhe me plot optimizëm “El Clasicos” së fundjavës që po vjen kundër Real Madridit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit