15.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Barça “blindon” anësorin, Balde te “katalanasit” deri në vitin 2028

- Advertisement -

Është vetëm 19-vjeç, por ka arritur të lërë “gjurmë” te “katalanasit” e Barcelona. Bëhet fjalë për anësorin spanjoll të krahut të majtë të mbrojtjes, Alejandro Balde, i cili deri më tani ka shkëlqyer me fanellën e “blaugranave”.

Për shkak të këtyre performancave bordi i Barça-s ka vendosur ta “blindojë” 19-vjeçarin, teksa këtë të mërkurë ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës së tij, kontratë e cila tashmë skadon në verën e vitit 2028 dhe do të ketë një klauzolë prej 1 miliardë eurosh.

Ndërkaq, kujtojmë se Alejandro Balde e bëri debutimin e tij me fanellën e “katalanasve” në sezonin 2021-2022 dhe pas largimit të Jordi Alba është kthyer në një lojtar kyç në formacionin titullar të teknikut Xavi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit