Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes së barazhit në mes Vushtrrisë dhe Llapit.
Deri në minutën e 30-të, Vushtrria ishte skuadër më e mirë në fushë ku krijoi disa raste shënimi por që s’i konkretizoi.
Në anën tjetër, Llapi po vuante deri në minutën e 30-të, e ku më pas krijoi shanse, por ngjashëm si Vushtrria, nuk arriti të shënonte, njofton Klankosova.tv.
Ndeshjen e barazhit mes Vushtrrisë dhe Llapit mund ta ndiqni ekskluzivisht në Sport në 1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.