Barazhi i Superligës, të shtunën në Drenas

- Advertisement -

Ndeshja e barazhit të Superligës, do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, këtë fundjavë.

Në këtë përballje që luhet të shtunën prej orës 16:00, do të përballen Dinamo dhe Llapi, ku fituesi do të jetë pjesë e Superligës për sezonin 2026/27 kurse humbësi do të luajë në Ligën e Parë të Kosovës.

Në fakt, Dinamo ka fituar duelin e barazhit të Ligës së Parë, duke e mposhtur javën e shkuar Lirinë 2:0 në Klinë dhe tani po synon promovimin në elitën e futbollit kosovar, por për të arritur një gjë të tillë duhet ta mposht skuadrën e Llapit.

Për Llapin, ky është viti i dytë rresht që paraqitet në barazhin e Superligës, pasi edhe sezonin 2025/26 e përfundoi në pozitën e tetë në tabelë.

Mbetet të shihet se kush do të jetë pjesë e Superligës sezonin e ardhshëm, Llapi do ta konfirmojë qëndrimin apo Dinamo do ta bëjë debutimin.

Të ngjashme

Të fundit