Sport

Ballkani sot luan ndaj Astanas

By GAZETA SCANNER 1

November 09, 2023

Ballkani sot ( e enjte) do ta luaj ndeshjen e katërt në Europa Conference League, që do të nisë nga ora 16:30.

Suharekasit përballë do ta kenë Astanan e Kazakistanit, nga e cila në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-2.

Kampioni i Kosovës në grupin C të Conference League renditet si i treti me tri pikë, aq sa kanë edhe Dinamo Zagrebi që është në vendin e dytë dhe Astana në vendin e katërt.

Një fitore do t’ia rriste gjasat Ballkanit që të vazhdojë tutje në garën e tretë për nga rëndësia në futbollin evropian.