19.6 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

“Ballkani është oborri ynë, për të kemi përgjegjësi historike”, Kearns shpërndan alarmin e Zelenskyt

- Advertisement -

Paralajmërimi i presidentit ukrainas, Volodimir Zelensky, se Rusia do të sigurohet që një vend ballkanik të nisë luftën me një shtet tjetër, ka nxitur reagime.

“Kini kujdes ndaj Ballkanit. Më besoni se po marrim informacione. Rusia ka një plan afatgjatë: Lindjen e Mesme dhe shpërqendrimi tjetër do të jetë Ballkani. Nëse partnerët nuk bëjnë asgjë tani, do të ketë sërish shpërthime. Kjo nuk është e re. Rusia do të sigurohet që një vend ballkanik të nisë luftën me një shtet tjetër”, ka deklaruar lideri ukrainas, transmeton lajmi.net.

Ndaj tij ka reaguar deputetja britanike, Alicia Kearns.

Ajo shkroi në platformën “X” se ka paralajmëruar vazhdimisht se në Ballkan nuk duhet të përsëriten dështimet e parandalimit.

Tutje e ka cilësuar rajonin si “oborrin” e Evropës për të cilin Evropa ka përgjegjësi historike.

Unë kam paralajmëruar vazhdimisht se ne duhet të gjejmë shtyllën kurrizore në Ballkan dhe të mos përsërisim dështimet e parandalimit. Ballkani është oborri ynë dhe ne kemi përgjegjësi historike. Unë paralajmërova në qershor për atë që mund të shohim në Kosovë, por nuk më morën seriozisht. Mjerisht shqetësimet e mia dolën të vërteta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit