-4.8 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

“Ballisti” reagon pas deklaratës së Kajtazit se droni në Beograd u lëshua nga shërbimi serbo-rus

- Advertisement -

Tifozi i Kombëtares shqiptare, Ismajl Morina “Ballisti” ka reaguar ndaj deklaratës së gazetarit Vehbi Kajtazi se droni me flamurin “authochtonous” në Beograd në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në tetorin e vitit 2014 u lëshua nga shërbimi serbo-rus dhe jo nga tifozi Morina.

Morina në postimin e KlanKosovës për deklaratën e Kajtazit ka fyer duke thënë “Klan Serbia” në luftë totale, ndërkaq në një fjali më poshtë ai në gjuhën gjermane ka pyetur: A doni luftë totale?”.

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se rasti më tipik i propagandës është ai i ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd kur u lëshua droni me flamurin “Authoctonous”.

Kajtazi ka thënë se dronin e lëshoi shërbimi serbo-rus dhe se tifozi Ismajl Morina – Ballisti nuk ka lidhje me këtë dron.

“Rasti më tipik i propagandës është rasti i Beogradit. Njerëzit nuk e dinë se flamurin “Authoctonous” me figurën e Ismajl Qemajlit dhe Isa Boletinit është bërë nga shërbimi serbo-rus. Ai tipi [Ballist Morina] nuk ka pasur lidhje me atë punë”, ka thënë Kajtazi.

“Është lëshuar nga një pozicion i saktë. Ka hetim, ka raport, është me detaje. Ka qenë përpjekja e parë e Serbisë që të na fus në konflikt të përmasave të mëdha. Del një tip dhe e pranon se unë e kam bërë”, ka sqaruar ai.

 

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit