Ka vdekur sot Zyrafete Lajqi, nëna e Edmond Lajqit, të arrestuarit për vrasjen e gruas së tij në Pejë të martën.
Nëna e të arrestuarit për vrasjen makabre në Pejë ka vdekur në spital, bën të ditur indeksonline.
Sipas raportimit të mediumit, Zyrafete Lajqi po vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte e shtrirë që një kohë në spital.
Ndërkaq, Edmond Lajqi po mbahet në paraburgim me akuzën se mëngjesin e djeshëm ka vrarë gruan e tij, Gjyljetën. Motivet e vrasjes nuk janë zbardhur ende