33 C
New York
Thursday, June 20, 2024

Buy now

Balje: Në zgjedhje shkohet vetëm kur dëshiron Kurti

- Advertisement -

Duda Balje, deputete nga komuniteti boshnjak në Kuvendit e Kosovës, duke folur rreth kërkesës së opozitës për zgjedhje të reja, tha se në zgjedhje shkohet vetë kur dëshiron kryeministri i vendit. Ndërsa rreth kërkesës së opozitës që Kurti të jap dorëheqje, ajo tha se kryeministri nuk ka arsye të jap dorëheqje.

“Qeveria dhe kryeministri janë stabile dhe se nuk ka arsye të dorëheqjes së kryeministrit të vendit. Zgjedhje do të ketë atëherë kur vet kryeministri dëshiron sepse në kuvend nuk ka fuqi të votave që të shpërndahet Kuvendi nga se vet opozita nuk është unike”, tha Balje në RTK.

Ajo tha se për shpërndarje të kuvendit do të duhen mbi 80 vota dhe se nuk ka deputet që ta rrëzojnë qeverinë.

“Kërkesa për  zgjedhje ka ardhur vetëm prej një partie opozitare dhe këtu nuk kemi parë vullnetin e kryeministrit që të shkohet në zgjedhje dhe nëse vetë Vetëvendosje nuk e përkrahë këtë iniciativë zor se do të mund të shpërbehet Kuvendi. Plus kjo iniciative nuk është duke u përkrahur nga opozita LDK dhe AAK, pra thjeshtë s’ka vota ”, tha Balje

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit