Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se ka siguruar lokacionin dhe projektin për ndërtimin e stadiumit të qytetit, kështu duke ftuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për procedura në vazhdim.
Pas njoftimit të Muharremajt, ka reaguar kreu i Gjilanit, Alban Hyseni.
Hyseni me një status ironizues ka publikuar një fotografi të një studimit të përmasave të mëdha, duke shkruar “ky është projekti i stadiumit të qytetit. Kapaciteti për mbi 50.000 persona.”