15.7 C
New York
Friday, October 11, 2024

Buy now

Bajrami për Mihalin: Zyrtarja pa asnjë pozitë intervistohet nga Prokuroria, përveç nëse 273 milionë euro të tenderëve gatuhen në VV

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar intervistimin e zyrtares së lartë të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, duke pyetur se si është e mundur që një zyrtare që nuk mban asnjë pozitë qeveritare, të intervistohet për aferë korruptive.

Deputetja ka thënë se kjo ka mundur të ndodhë vetëm nëse 273 milionë euro të tenderëve njëburimorë janë realizuar nëpër zyrat e lëvizjes Vetëvendosje.

“Si ka mundësi që për një rast korrupsioni në KEK, të intervistohet qoftë në cilësinë e dëshmitares, një zyrtare e lartë si Dejona Mihali. Do të ishte normale të intervistoheshin këshilltarët e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, apo ministrja Rizvanolli, por qysh ka mundësi që një zyrtare që nuk ka asnjë pozitë në KEK dhe qeveri, as në nivelin lokal dhe qendror, të intervistohet. Përveç se nëse 273 milionë euro të tenderëve njëburimor gatuhen në zyrat e Vetëvendosjes”, ka thënë deputetja Bajrami.

“Asnjëherë më herët nuk ka pasur numër kaq të madh të tenderëve pa njoftim të publikimit për kontratë që i bie, ftohen palët në institucione dhe negociojnë për ta kryer një punë dhe kjo shumë, pjesa e buxhetit që është shpenzuar pa procedura të prokurimit në qeverinë e Kurtit, deri më 1 shtator të vitit 2024, e kap shumën e 273 milionë eurove. Kur e ke edhe rastin e korrupsionit në KEK, atëherë pyetja lind se çfarë bën aty një zyrtare e lartë e partisë”, ka thënë ajo./Paparaci/.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit