9.2 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Bajrami për Kurtin, Muratin e Mujën: Kujdestarë të propagandës

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se realiteti ekonomik në Kosovë është më shqetësues se propaganda e qeverisë.

Në një postim të saj, Bajrami ka ngritur shqetësime për 273 milionë euro tendera sekret dhe për faktin se një zyrtare e lartë e LVV-së po intervistohet në lidhje me korrupsionin në KEK, pa pasur ndonjë lidhje zyrtare me këtë institucion.

Ajo ka kërkuar shpjegime nga Kryeministrin Kurti lidhur me këto pretendime dhe ka akuzuar qeverinë për dështime në ekonomike.Bajrami gjithashtu ka kritikuar ministrin Hekuran Murati për pretendimet e tij për rritje ekonomike, duke e quajtur atë të paqëndrueshme dhe të manipuluar.

Ajo ka theksuar se rritja e tatimit në pronë, administrata tatimore e uzurpuar dhe subvencione minimale për ndërmarrjet private nuk tregojnë një zhvillim pozitiv ekonomik.Në përfundim, Bajrami ka ftuar qytetarët të reflektojnë mbi situatën e vështirë ekonomike dhe ka bërë thirrje për transparencë dhe përgjegjësi nga qeveria.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit