11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Bajrami për Kurtin: Ka dështuar me të gjitha premtimet, natyrshëm mandati tjetër do të jetë më i mirë

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi që ky i fundit ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme do të dalin më të fortë se në vitin 2021.

Bajrami në një prononcim për Gazetën Blic, ka numëruar premtimet që premtimet që i bëri kur erdhi në pushtet dhe nuk i realizoi.

Bajrami thotë se pas gjithë dështimeve të Kurtit në këtë mandat, natyrshëm që vjen kjo pritje nga ai se në mandatin tjetër do të del më mirë se në vitin 2021.

“Pasi që i ka ndërtu 160 qerdhe, 4000 banesa për qifte të reja, e ka ulë çmimin e energjisë elektrike, e ka liru çmimin e vajit, bukës, qumështit e sheqerit, e ka zhbërë Zajednicën, pasi që e ka detyru Serbinë me kërku falje dhe me i pagu dëmet e luftës, pasi që e integroj Kosovën në Këshillin Evropës, pasi që na njohën shumë vende në mandatin e tij dhe pasi që u integruam në shumë organizata ndërkombëtare natyrshëm vjen edhe pritja e tij se në mandatin tjetër do të del më mirë se në vitin 2021.” – tha Bajrami.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit