Bajrami, pas sloganit të VV-së: Aty ku duhet të ketë shtet, sot ka parti

- Advertisement -

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj sloganit të Lëvizjes Vetëvendosje “Krejt për shtetin, shteti për krejt”, duke e cilësuar atë si të papërputhshëm me mënyrën se si, sipas saj, është qeverisur vendi gjatë viteve të fundit.

Në një reagim në Facebook, Bajrami ka thënë se qytetarët “e kanë parë në baza ditore” se shteti, sipas saj, “nuk është për krejt”. Ajo ka akuzuar pushtetin se po përdor paranë publike për interesa elektorale, duke shtuar se fondet e mbledhura nga taksat dhe çmimet më të larta po u kthehen qytetarëve “në këmbim të votës”.

Të ngjashme

Të fundit