7.5 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Bajrami: Ministria e Sveçlës refuzoi ofertë 9.7 milionë euro për t’i dhënë 15 milionë euro tenderë një kompanie tjetër që kryente shërbimet e njëjta

- Advertisement -

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se Ministria e udhëhequr nga Xhelal Sveçla, ka refuzuar një kompani për t’i dhënë 9.7 milionë euro një tender për shërbime të IT-së, për të shkuar me kontratë të negociume me një kompani tjetër e për t’i dhënë kësaj 15 milionë euro tender.

Sipas Bajramit, mbi 5 milionë euro është dëmi i buxhetit dhe keqpërdorimi i taksave të qytetarëve të vendit.

“Ka pasur justifikime të tilla që nuk flitet për 781 tenderë njëburimorë, por disa prej tyre janë tenderë me të cilët Autoritetet Kontraktuese kanë negociu me një apo dy operatorë ekonomikë. Në momentin që nuk bëhet shpallje publike ku mund të marrin pjesë të gjitha kompanitë për të ofru ato shërbime, por zgjedh në mesin e të shumtëve të negociojë me një apo dy, ky është dyshim korrupsion. Përpos dyshimit për korrupsion, sepse kjo përfundimisht bëhet me kompanitë që i njeh, këtu kemi edhe dëmtim të buxhetit. E pamë sikurse te rasti i shërbimeve të IT-së tek MPB-ja. Oferta prej 9.7 milionë euro është refuzu për të shkuar me kontratë të negociume dhe për t’u bërë kontratë 15 milionë euro. Do të thotë më shumë se 5 milionë euro i kemi humbur vetëm në një procedurë të negocimit. Ky është dëmtim i buxhetit dhe keqpërdorim i taksave të qytetarëve të vendit”, tha Bajrami.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit