Lajme

Bajrami: Kur dëgjon fjalimet e Kurtit ke përshtypje që po jetojmë në dy universe komplet paralale

By GAZETA SCANNER 1

November 14, 2023

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili dje ne Vjenë tha se për tre vjet qeverisje, qeveria e tij ka shtuar nga një miliard në ekonomi, teksa ka shtuar se qeveritë e kaluara për tre vjet shtuan një miliard.

Bajrami për ”Click” të RTV21 tha se deklaratat e tilla vijnë nga një univers paralel.

Me dëgju fjalime të tilla ke pershtypje që po jetojmë në dy universe komplet paralale, Qeveria, ministrat, eksponentët e VV-së sikur janë në një univers ku me të vërtet ka përparim dhe ne qyetatrët e Kosovës, duke i përfshirë edhe partitë opozitare”, tha ndër tjera Bajrami.