25.3 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Bajrami: Krerët e UÇK-së në Hagë po mbahen në një dhomë të ngushtë, Millosheviq kishte edhe zyre pune

- Advertisement -

Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, me anë të një konference për media bashkë me dy profesorë të tjerë kanë prezantuar një studim që identifikon shkeljet e Gjykatës Kushtetuese.

“Një studim që ka të bëjë me vërejtjet dhe kritikat ndaj Gjykatës Speciale. Në një mënyrë, kumtesën time e kam emërtu “30 shkeljet e Gjykatës Kushtetuese”. Fillimisht kam bërë një qasje të shkeljeve parimore, pastaj shkeljeve eksplicite dhe kam treguar pse në aktakuzë supozon që UÇK ka kryer krime apo Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale është e paqëndrueshme dhe kritikat për shtetin e Kosovës”, ka thënë pos tjerash Bajrami.

Ai ka thënë ndër të tjera se qytetarët e Kosovës nuk kanë asnjë kusht pos një dhomë të ngushtë. Profesori Bajrami ka shtuar se kur gjykohej Millosheviqi, kishte ambiente familjare e zyra pune.

Qytetarët e Kosovës nuk kanë asnjë kusht, përpos një dhome të ngushtë. Sllobodan Millosheviq përpos ambienteve familjare ka pasur edhe zyre pune, i kanë dhënë status të ish—presidentit, një krimineli të luftës, Kasapit të Ballkanit që vetë e kanë quajt, i kanë dhënë zyre pune kurse ish-presidentin tonë e trajtojnë si një qytetar të rëndomtëKosova është shembull në bashkëpunim me tribunalet ndërkombëtare”, ka thënë tutje ai.

Të ngjashme

Të fundit