Ministrja e Ekonomisë, Artan Rizvanolli, pas takimit që pati sot me përfaqësues të KOSTT-it dhe KEDS-it,  nuk dha ndonjë zgjidhje apo afat se kur do të pushojnë reduktimet.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar duke thënë se qindra miliona euro janë shpenzuar për efiçiencë të energjisë që rezultuan me rritje të konsumit të energjisë.

Postimi i plotë:

Paradoksale

Qindra miliona euro të shpenzuara për efiçiencë të energjisë që rezultuan me rritje të konsumit të energjisë. Ky është rezultati i një qeverie të paaftë, me ministra praktikantë që s’kanë vizion as plan. Taksat e qytetarëve u shpenzuan pa dhënë ndonjë rezultat, faturat e tyre për energji u dyfishuan e zona të tëra kanë ngelë pa energji në këto ditë të ftohta dimri.

Mjaft më me dështime!

Koha për llogaridhënie dhe qeveri të aftë.

S