8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Bajrami i reagon Qeverisë për zotimin rreth rrugës Kijevë-Zahaq: Ju s’jeni asgjë tjetër pos mashtrues, të korruptuar dhe dembelë

- Advertisement -

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalë me një reagim pas zotimit të Qeverisë se rruga Kijevë-Zahaq do të përfundojë për 420 ditë.

Bajrami ka shprehur dyshime se kjo rrugë do të përfundojë në këtë afat, duke thënë se e njëjta Qeveri urën 38 metra te liqeni i Badovcit nuk ka arritë ta përfundoj prej 19 janarit të vitit 2023 dhe se qe tri vjet e ka përfunduar vetëm një projekt.

Lidhur me deklaratat se janë kursyer miliona për këtë rrugë, Bajrami ia përmendur qeverisë kontratat njëburimore, derisa i ka quajtur zyrtarët e qeverisë “mashtrues, të korruptuar dhe dembelë”.

“Gjithashtu paskan thënë se kinse në rrugën Kijevë-Zahaq këta ja paskan kursy shtetit rreth 150 milionë euro. Po këtë a e beson kush? Dmth. qeveria që ka nënshkruar rreth 240 milionë euro kontrata sekrete plot 889 sosh deri me tani, qenka vonu për shkak me e kursy buxhetin e shtetit?! Kush me kursy? Ministria e cila në mënyrë komplet joligjore e korruptive i ka shly dhjetra miliona euro borxhe ndaj shtetit që i kanë pasë kompanitë e ambalazhimit të ujit”, ka shkruar Bajrami.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit