Bajrami e LDK-së reagon ndaj videos së Vetëvedosjes: Të korruptuar dhe krenarë

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar nje video propaganduese, në të cilën flet për progresin e paparë ekonomik të Kosovës gjatë qevërisjes në mandatin e dytë të kryeministrit Albin Kurti.

Me videon e propagandës gjithashtu sulmohen mediat, opozita dhe Prokuroria Speciale në lidhje me aferën e grurit dhe vajit.

Në lidhje me këtë video, ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Me anë të një postimi në Facebook, Bajrami ia ka rikujtuar partisë së pushtetit se po i afrohemi fundit të mandatit.

“Të korruptuar dhe krenarë”, shkruan fillimisht Bajrami.

“Video produksioni i Qeverisë/LVV ka harru ta cekë “se sot për herë të parë është data 28 gusht 2023” dhe ata po i afrohen fundit të mandatit qeverisës”, vazhdon ajo tutje.

Tutje, deputetja Bajrami ka shtruar 27 pyetje për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë Kurti.

Sa ditë ju bënë Kosovës nën sanksione❓

– Cili është dëmi ekonomik dhe politik që i keni shkaktu vendit, duke e vënë nën sanksione ❓

– Sa është zvogëlu eksporti i mallrave❓

– Me çfarë deficit tregtar e keni mbyllë vitin 2022 ❓

– Si lavdëroheni me inflacion, derisa qytetarët mezi mbyllin muajin❓

– Sa tenderë njëburmorë keni nënshkru❓

– Sa tenderë ju keni dhanë miqëve e dashamirëve ❓

– Prej kur korrupcioni është trillim❓ – jeni zënë në flagrancë.

– Sa e keni rritë tatimin në pronë❓

– A e keni bë TVSH-në zero në produkte bazë siç keni premtu❓

– Sa qytetarë të këtij vendi kanë ikë nga këtu❓

– Sa punëtorë të administratës shtetërore e kanë lënë punë❓

– Sa policë e kanë lënë punën❓

– Sa mjekë kanë ikë jashtë shtetit❓

– Sa ushtarë të FSK-së detyrohen të punojnë kamarier, në mbrëmje se nuk ju mjafton paga për ta mbajtë familjën❓

– Sa është rritë çmimi i energjisë elektrike❓

– Sa qerdhe i keni ndërtu❓

Sa qifte të reja i keni bë me banesë❓

– Sa sovranitet ka në veri sot❓

– Sa ditë ju bënë Lulzim Hetemit në komunë❓

– Çka ka përfitu Kosova nga qendrimi i tij brenda një ndërtese ❓

– Sa njohje të reja i keni sjellë vendit❓

– Sa fëmijë do të ngelin pa libra këtë vit❓

– Sa orë mësim do të humbin ❓

– Sa ligje i ka rrëzu kushtetusja deri tani❓

-Sa ministra e kanë shkelë kushtetutën ❓

– Sa ministra e kanë shkelë ligjin❓

Pres përgjigje me video❗

Pres përgjigje me video❗

Të ngjashme

Të fundit