13.4 C
New York
Sunday, April 27, 2025

Buy now

Bajrami: Dështimi është i VV-së, dhe vetëm i tyre – s’kanë shumicë dhe s’bëjnë marrëveshje politike

- Advertisement -

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike rë Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se “dështimi është i VV-së dhe vetëm i tyre” pasi u rrëzua sërish Albulena Haxhiu si emër i propozuar për Kryetare të Kuvendit.

“VV për të shtatën herë pengoi konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Anjshtajni ka thanë është çmenduri që me veprim të njëjtë të presësh rezultate ndryshe. Haxhiu ka vetëm 57 vota. Në emër të LDK-së që ne nuk kemi votë për Haxhiun e as për kandidatë tjetër. Zgjedhjet s’i kanë dhënë shumicë askujt. Institucionet konstitutohen me marrëveshje politike…LDK ka refuzu bashkëpunimin me VV, por janë 13 parti tjera…andaj konsideroj që ësjtë dështim i tyre dhe vetëm i tyre në qoftë se këta nuk kanë lënë hapësirë bashkëpunimi me asnjë parti tjetër. Ne insistojmë që duhet marrëveshke politike që të ketë 61 vota. Nuk mundesh me imponu kandidatin, nuk jemi ne që kemi shkaktu ngërç…”, ka thënë Bajrami.

Të ngjashme

Të fundit