28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Bajraktari: Kalimi i Vettingut aktualisht i pamundur

- Advertisement -

Avokati Ardian Bajraktari, ka thënë se me përbërjen aktuale amandamentimi i ligjeve për Vettingun është i pamundur.

Ai ka thënë se pritjet për këtë proces kanë qenë të mëdha, por mospjesëmarrja e Listës Serbe sipas tij, aktualisht e bënë të pamundur këtë proces të miratohet në Kuvend.

“Konstalcioni aktual vështirë do ta bënte të kalueshëm Vettingun për faktin se sipas nenit 144 të Kushtetutës kërkohen 2/3 e votës edhe të komunitetit jo shumicë, që realisht për momentin e bënë të pamundur amandamnetimin sepse po flasim për një përbërje të Kuvendit, ku disa prej deputetëve (Grupi Paralamnetar i Listës Serbe),që duhet të jenë aty, shkojnë vetëm sa për të mos e humbur mandatin”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Vettingu në drejtësi ka qenë një ndër premtimet kryesore të Qeverisë së Vetëvendosjes në kuadër të reformave në drejtësi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit