19.1 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

Bajra: Paga prej 350 eurosh është e vogël, nuk mbulon as shpenzimet minimale të një familjeje

- Advertisement -

Në emisionin EURO n’T7 janë analizuar vendimet e fundit të qeverisë Kurti në rrafshin ekonomik, vendimet të cilat ekspertët i kanë vlerësuar si të pavrejtëshme.

Sipas vlerësimit të ekspertëve vendimi për ndryshimin e pagës minimale duhet bërë vetëm pas propozimit të Këshillit Ekonomik Social dhe ndryshimeve të nevojshme ligjore.

Profesori universitar, Ujkan Bajra ka thënë se cështja e pagës minimale është e rregulluar me Ligjin e Punës ku thuhet se Këshilli Ekonomik Social duhet të propozoj ngritjen e pagës minimale dhe kështu është hendeku ligjor pasiqë këshilli nuk ka dhënë një propozim të tillë.

“Sektori privat ka qenë shumë i gatshëm që të rris pagatë, ngase paga prej 350 eurove është e vogël për mbullimin e shpenzimeve mujore dhe se tash ky sektor ka paga më të larta se sektori publik. Deri para një kohe pagat në sektorin publik kanë qenë shumë të larta se në sektorin privat, ndërsa sot është krejtësisht ndryshe. Në sektorin privat pothuajse nuk ka më pagë nën 500 euro, pra sektori privat është shumë hapa përpara sektorit publik.

Këshilli Ekonomik Social është organ që përbëhet nga sindikatatë, bizneset dhe qeveria e që udhëhiqet nga sindikata por se e njeti ka më shumë se dy vjet që është jofunksional dhe nuk është mbajtur asnjë takim.

Agim Shahini i cili është pjesë e këtij Këshilli shpjegon se ky organ duhet të jep një rekomandim që të rrit pagën nga 250 në 350 euro.

“Këshilli Ekonomik Social ka dhënë rekomandimet e veta qysh para pandemisë që paga të jetë 250 euro, por ka kohë që ky organ është jofunksional. Prandaj rritja e pagës në 250 euro ka pasur bazë ligjore ndërsa 350 nuk e di se si ka vendos qeveria por unë mendoj se do të vazhdojë të mbetet 250 euro në bazë të rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Nuk e di se si do ta bëjë këtë qeveria pa marrë propozim nga Këshilli Ekonomik Social i cili është kategori ligjore”, ka shtuar Shahini.

Ekspertët kanë vlerësuar se varfëria në vend nuk mund të luftohet më as me pagë 250 e as 350 euro, por ajo duhet të ngritet së paku ne nivelin e pagave në rajon.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit