11.5 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Bajqinovci pretendon se opozita po përhap dezinformata: Cila do të jetë gënjeshtra e radhës?

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka pyetur se “cila do të jetë gënjeshtra e radhës nga opozita” për Qeverinë Kurti.

Bajqinovci në një shkrim në rrjetin social Facebook ka pretenduar se opozita po përhap dezinformata e kauza të rreme për Qeverinë.

“I kuptoj se janë në gjendje të rëndë për shkak të humbjes që do e pësojnë në zgjedhjet e ardhshme.” – ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Cila është gënjeshtra e radhës nga opozita këtë vikend për qeverinë Kurti.

Opozita duket se po vazhdon të përdorë taktika të njohura, duke përhapur dezinformata dhe akuza të rreme për qeverinë Kurti. Kauzat e tyre të rreme zakonisht po zgjasin vetëm dy ditë.

I kuptoj se janë në gjendje të rëndë për shkak të humbjes që do e pësojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit