Pas dështimit për zgjedhjen e presidentit dhe pas dekretit të presidentes për shpalljen e zgjedhjeve të reja, retorika politike e Lëvizjes Vetëvendosje ka vijuar me akuza ndaj partive të tjera opozitare dhe sulmeve ndaj Presidentes Osmani. Këtij qëndrimi i është bashkuar edhe deputeti Mefail Bajqinovci.
Bajqinovci ka pretenduar se partitë e tjera kanë refuzuar vazhdimisht ofertat e bëra nga VV-ja për marrëveshje politike, ndërsa Osmanin e kritikoi për vendimin për ta shpërndarë Kuvendin.






