Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, për të cilin ka thënë se e ka paska përcjellë me shumë vëmendje mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së dhe paska marrë shënime.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar duke thënë se Haradinaj me këtë interesim, e meriton të ftohet si mysafir në mbledhjen e radhës, pasi si anëtar nuk e pranojnë.
Postimi i tij i plotë:
Ramush Haradinaj e paska percjell me shumë vëmendje mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së. Paska marrë edhe shënime. Me këtë nivel të interesimit, e meriton që në mbledhjen e ardhshme me e ftu që të marrë pjesë si mysafir, se si anëtar nuk e pranojmë.
https://www.facebook.com/share/p/ucwKtVhBN7Rx5Shh/?mibextid=oFDknk