Kanë vërshuar postime skandaloze të pushtetarëve të Kurtit. Pas Enver Dugollit në skenë është shfaqur Agim Bahtiri, ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut.
Bahtiri, i cili gjatë luftës së UÇK’së jetonte në Holandë, ia ka mbajtur një “leksion” për patriotizëm kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinajt.
Paradoksalisht, Bahtiri i ka treguar ish-komandantit të UÇK-së edhe detaje të sakrificës për atdheun që të bëjnë pushtetarët e Kurtit. Ka shkuar deri aty sa ka përmendur edhe fëmijët në djep.
Postimi i plotë:
Turp për ty, Ramush Haradinaj!
Në një kohë kur Kosova po përballet me sulme të hapura nga strukturat kriminale serbe, ti zgjedh të sulmosh Qeverinë dhe jo ata që po minojnë sovranitetin e vendit tonë!
Ndërsa 15 kg eksploziv kërcënojnë jetët e qytetarëve tanë, ti tallesh dhe i quan filma! Kjo është tradhëti ndaj Kosovës dhe sakrificës së mijëra dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë tonë, por edhe tradhëti ndaj vetës tënde, dhe ndaj luftës së shenjtë që ka bërë familja juaj.
Ne nuk do të lejojmë rikthimin e Milan Radojçiqëve dhe as lojërat tua politike për të favorizuar kriminelët serbë! Kosova është e shqiptarëve, e lirë dhe sovrane! Nëse ti zgjedh të shërbesh interesa të huaja, ne nuk do të heshtim, por do të sakrifikojmë deri edhe në fëmijën në djep por nuk do t’ia falim Veriun askujt. Mjaft është mjaft!
AB