10.7 C
New York
Sunday, November 10, 2024

Buy now

Baftiu e shpëton Llapin nga humbja, “paqe” në Klinë në mes të Dukagjinit dhe Suharekës

- Advertisement -

Mesfushori Blendi Baftiu ka realizuar një gol të vonshëm për t’ia fituar një pikë Llapit ndaj Feronikelit ‘74, ndërsa Dukagjini dhe Suhareka janë ndalur në një barazim në Klinë.

Edhe pse kush s’e priste, klubi nga Drenasi ishte shumë pranë pikëve të plota, por që pësuan në minutën e fundit, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 2:2.

Karagkounis me një gol fantastik e kaloi Niklin në epërsi në fundin e pjesës së parë (45’), ndërsa Hasan Hyseni pastaj e dyfishoi rezultatin (68’).

Llapi pastaj nisi këndelljen, duke ngushtuar rezultatin falë Ardit Tahirit që shënoi nga pika e bardhë (81’).

E pastaj kur të gjithë mendonin se klubi nga Drenasi shijoi fitoren e parë, në skenë doli Blendi Baftiu që realizoi pas një aksioni të shpejtë (90+8’).

Llapi pas këtij barazimi renditet në pozitën e gjashtë me 15 pikë, kurse Nikli qëndron në fund me tre sosh.

Ndërkohë, në Klinë derbi ndërmjet Dukagjinit me Suharekën përfundoi me epilog 2:2.

Përballja ishte shumë e zjarrtë nga fillimi me shumë aksione nga të dy skuadrat, por që në fund të dy klubet u pajtuan me nga një pikë.

Mimari i dha epërsinë Dukagjinit (22’), por që Suhareka u këndell shpejtë përmes Mevlan Zekës (28’).

Suhareka pastaj e përmbysi epërsinë falë Liridon Fetahajt, i cili shënoi një tjetër gol mahnitës (55’).

Sidoqoftë, Dukagjini assesi s’u dorëzua duke e barazuar rezultatin falë një kundërzbritje, ku Hekuran Berisha e dërgoi topin brenda rrjetës (80’).

Suhareka tani ngjitët në pozitën e tretë me 17 pikë ndërsa Dukagjini renditet në vendin e parafundit me 11 sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit