Sport

Bad News Eagles mposht ekipin serb

By GAZETA SCANNER 1

March 11, 2023

Bad News Eagles e ka mposhtur ekipin serb iNation në garën “Eastern European Masters Spring 2023”.

Në ndeshjen e parë të grupit, BNE-ja fitoi 19:17 pas shtesave në hartën “Inferno”.

Ndeshja ishte shumë e baraspeshuar, por në fund, ekipi kosovar ia doli të fitonte.

Dy ekipet bëjnë pjesë në grupin B, së bashku Eternal Fire (Turqi) dhe Voyvoda (Bullgari), nga ku dy më të mirat kualifikohen tutje në gjysmëfinale, shkruan koha.net

Voyvoda e mposhti më herët Eternal Firen, dhe bashkë me BNE-në, janë liderë në grup momentalisht. Më vonë sot, ekipi bullgar do të luajë me BNE-në për vendin e parë.

Bad News Eagles aktualisht gjenden në pozitën e 21 të ranglistës botërore, ndërsa iNation janë në vendin e 37-të.