“Babën e mbaj mend si në mjegull – me fukarallëk e me tana të zezat, nëna gru e re, me 7 fëmijë, por e hekurt”, Sinan Vllasaliu flet për jetën e vështirë të familjes

- Advertisement -

Këngëtari i mirënjohur, Sinan Vllasaliu, ka rrëfyer në Pressing One, kohët më të vështira të jetës së tij. Ai foli me nostalgji për kohët e rënda të tij, duke treguar se babai i vdiq herët dhe është rritur nga nëna e tij.

Ai tha se babain e mban mend “si në mjegull”.

“Baba me ka vdekë kur kam qenë shumë i ri, e mbaj në mend si në mjegull…Nana ka qenë amvise, ajo është koha kur fëmijëria më e mirë në botë ka qenë në fukarrallak. I ke nda çka ke pas me të tjerët”, tha Vllasaliu në Pressing One, transmeton Express.

I pyetur si je rritë me nënën?

Këngëtari tha; “7 fëmijë i ka pas, me fukarrallak me tona të zezat…Një grua e hekurt, ka mbetë pa burrë e re, fëmijët prush…vëllai i madh në shkollë fillore, krejt në shkollë fillore…”, rrëfeu Vllasaliu.

Video:

Të ngjashme

Të fundit