Babai i Liridona Ademajt bën të ditur se lajmin për vdekjen e vajzës së tij e ka marrë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili tanimë konsiderohet si i dyshuari kryesor.
Ai u shpreh i indinjuar duke thënë se Naimi i ka “prerë në besë”, ndërsa shtoi se ai ka dyshuar kur dhëndri i ka thënë se hajdutët i kanë kërkuar Liridonës para, por ajo ka refuzuar t’i japë.
“Më lajmëroi ai Naimi, pasi e morëm vesh që ishte vrarë shkuam për të gjetur çikën se ku është. Kemi shkuar dhe Naimi na kishte prerë në besë ne. Si është puna e pyeta Naimin. Nisi të më tregonte.’ Po ecnim në rrugë dhe ka na kanë prerë rrugës. Ka thënë Liridona ndale makinën. Unë e hapa derën time. Si është kjo puna që m’u vra vajza në makinë. I thashë ‘si e lë vajzën në makinë’. Tha ‘Liridonës i kërkuan paratë dhe ajo nuk i dha’. Aty kam dyshuar unë. Policia nuk na ka kërkuar të jepnim deklaratë. Vajza asnjëherë nuk ka treguar se ka pasur probleme me burrin. Vajza ka jetuar në Suedi dhe ka pasur sigurim dhe para të mëdha. Ky është dyshimi, për paratë e sigurimit”, tha ai për News24