23.1 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Babai i ish-policit Arbnor Spahiu dyshon se i biri po i keqtrajtohet nga Serbia

- Advertisement -

Ish-polici i Kosovës Arbnor Spahiu, u arrestua të dielen në Serbi.

Ai ishte dorëhequr nga policia në fillim të nëntorit 2022.

Kështu ka deklaruar babai i Arbnorit, Fatmiri, i cili po ashtu mban uniformën e Policisë së Kosovës.

I njëjti, ngriti dyshimet se i biri po i keqtrajtohet nga Serbia.

Spahiu thotë ndër të tjera se djali i tij, është dorëhequr nga Policia para sulmit në Bansjkë dhe tashmë po punonte në Gjermani bashkë me gruan.

“E ka lanë Policinë për me shku me punu jasht për një jetë ma të mirë, me vete e ka pasë edhe gruan. Të dy i kanë ndalu, por nusen e kanë liru pas një kontrolle, ndërkaq djalin jo”, është shprehur Spahiu.

I njëjti thotë se janë në komunikim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, nga të cilët kanë marrë përgjigjen se tashmë po ndiqen procedurat e nevojshme.

“Asnjë thirrje s’kemi pasë nga Ministria e Brendshme as nga Policia, institucion ku Arbnori ka shërbyer për shumë vite” deklaron Spahiu.

Ish-pjesëtari Special i Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, po akuzohet nga Serbia për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë në Banjskë”.

Të ngjashme

Të fundit