19.6 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Azemi paralajmëron protesta nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë

- Advertisement -

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, njoftoi që Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, mund të organizojë protesta me rast të mosplotësimit të kërkesave të tyre në vendet e punës.

Azemi bëri të ditur që përveç grevës, ekziston edhe mundësia që në mënyrë demonstrative të lëshohen të gjitha vendet e punës.

“Javën e kaluar kemi mbajtur një takim dhe sipas informacioneve që kemi, për punëtorët e Qendrës Familjare nga Komuna e Prishtinës, do të jetë një pagë 300 euro bruto, që në një farë forme as për afërmi nuk i plotëson kushtet e një page të punëtorëve dhe besoj që këtë javë do të fillojmë me protesta. Kanë paralajmëruar që do të ketë edhe greva, por sipas të gjitha gjasave, çështja e grevave do të hiqet nga rendi. Ekziston edhe mundësia tjetër që në mënyrë demonstrative, do të lëshohen të gjitha vendet e punës. Nuk është diçka që po kërkojmë jashtë normales, sepse të punosh me një pagë 230 euro, është jashtëzakonisht qesharake. Tani gjërat kanë ndryshuar, nuk jemi më ata që kemi qenë para 4-5 viteve. Sa i përket Qendrës së Mjekësisë Familjare, organizimi mund të fillojë në këtë javë, ndërsa sa i përket nëpër spitalet e Kosovës, ne duhet të presim afërsisht edhe një muaj, derisa të përfundojë çështja e tenderimit dhe të shohim se a do të zbatohen kërkesat”, deklaroi Azemi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Njëherit, Azemi tha se lëshimi i vendeve të punës nga punëtorët e spitaleve, po ndodhë për shkak se tanimë vende të tjera u kanë ofruar kushtet që ata po kërkojnë, shkruan teve1.info.

“Një pjesë bukur e madhe e punëtorëve, gjithmonë flas sipas deklarimeve të tyre, do ta lëshojnë vendin e punës, jo për inate të dikujt tjetër, por për shkaqe se tani kemi vende tjera të punës që ofrojnë kushte më të mira, ofrojnë paga më të mira, ofrojnë transport, ofrojnë ushqim dhe kjo është ajo për të cilën jemi duke punuar”, shtoi tutje Azemi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit