Azemi i LDK-së: Feride Rushiti, viktimë e manipulimit të Albin Kurtit

- Advertisement -

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj veprimeve të liderit të LVV-së, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai foli rreth kandidaturës për presidente të Feride Rushitit. Sipas tij, Rushiti është manipuluar nga Kurti.

“Unë jam ndjerë keq qysh një grua e cila ka pasur një respekt, një vlerësim të të gjithë njerëzve në Kosovë, me ra viktimë e një manipulimi të tillë. Pra, jam ndjerë keq kur e kam parë”, deklaroi Azemi.

“Kurti besoj që ka qenë jo i sinqertë, e ka futur atë zonjën në një votim anti-kushtetues dhe e nxjerr në një konferencë për media brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës. Çka me thënë më tepër?”, tha ai në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit