Analisti Azdren Shala u deklarua në Pressing në T7 për mungesën e Albin Kurtit dhe Familjes Jashari në varrimin e Haxhi Thaçit, babait të Hashim Thaçit.
“Albin Kurti me disa eksponentë të lartë të qeverisë, kanë bo mirë që s’kanë shku në varrim të Haxhi Thaçit, sepse prezenca e tyre aty e fyen kujtimin e Haxhi Thaçit dhe Hashim Thaçit. Mendoj që e kanë bo hapin më të mirë në krejt jetën e tyre politike”, tha Shala në Pressing.
Ndërsa, për Familjen Jashari tha se “pasardhësit e Jasharajve, (jo krejt), nuk po arrijnë me mbajtë peshën e rëndë që e ka mbiemri Jashari”.
“Adem Jashari ka qenë shok i Hashim Thaçit në luftë dhe janë kanë një grupacion që e kanë pru lirinë e Kosovës. E pasardhësit e burrit të madh legjendar si Adem Jashari mos me mujtë me nderu të paktën mbiemrin Jashari, nëse jo mbiemrin Thaçi për mua është e dhimbshme…”, tha Shala në Pressing.