21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Avokati Pallaska: Këta politikanë të pacipë çdo ditë çnderojnë figurën dhe trashëgiminë politike të presidentit Rugova

- Advertisement -

Avokati Dastid Pallaska ka reaguar pas zbulimit të shtatores së presidentit, Ibrahim Rugova, në Podujevë, duke thënë se përpjekja e njerëzve që e kanë shkatërru LDK-në, për të nderuar Rugovën duhet të refuzohet.

Pallaska ka thënë se asnjë monument për presidentin Rugova nuk fsheh dot faktin se këta politikanë të pacipë çdo ditë çnderojnë figurën dhe trashëgiminë politike të Presidentit Rugova.

Postimi i plotë:

Përpjekja e njerëzve që kanë shkatërruar LDK-në për të nderuar Presidentin Rugova duhet të refuzohet nga secili votues rugovist.

Asnjë monument i Presidentit Rugova nuk fsheh dot faktin se këta politikanë të pacipë çdo ditë çnderojnë figurën dhe trashëgimimë politike të Presidentit Rugova, duke i përbuzur dhe shkatërruar aleancat euro-atlantike që ai i krijoi me aq shumë mund.

Kjo gjeneratë e dështuar e politikanëve do te mbahet ne mend vetëm për paturpësinë e gënjeshtrave me të cilat erdhën në pushtet dhe protagonizimin adoleshent që ekspozon mungesën e përmbajtjes politike nga e cila vuajnë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit