Avokati i Popullit kërkon drejtësi nga Dhomat e Specializuara: Transparencë dhe llogaridhënie më të madhe

- Advertisement -

Avokati i Popullit Naim Qelaj në një konferencë për media ka prezantuar shqetësimet e tij në lidhje me Dhomat e Specializuara.

Qelaj ka kërkuar që drejtësia të vendoset dhe askush i pafajshëm të mos dënohet por njëkohësisht askush prej të fajtorve të mos mbetet pa ndëshkuar, raporton Gazeta10.

“Tentimi për me i dhënë çfarë do konotacioni jashtë standardeve, në të cilat sistemi jonë i drejtësisë funksionon, me qenë se kjo Gjykatë është e Republikës së Kosovës dhe është shqetësim i secilit qytetar të Kosovës njëkohësisht edhe i imi si avokat i popullit, ne dëshirojmë që drejtësia të vendoset dhe askush i pafajshëm të mos pësojë por edhe askush i fajshëm të mos mbetet i pandëshkuar, unë mendojë se ky raport t’i ndikojë Gjykatës Speciale në transparencë dhe llogaridhënie më të madhe dhe me i dhënë përgjigje shqetësimeve të ngritura”, tha ai.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë.

Të ngjashme

Të fundit