Avokati i Popullit: Gjykatat po shkelin të drejtat e njeriut me zvarritje të lëndëve

- Advertisement -

Atyre të cilëve iu zvarritën proceset gjyqësore, trokitën në derën e Avokatit të Popullit.

Ky institucion çdo vit pranon qindra, mijëra ankesa kundër zvarritjes së lëndëve gjyqësore. E në 2025-ën, ky numër shkoi në mbi 360. Kështu tha në një intervistë për Kiks Kosova, Avokati i Popullit, Naim Qalaj, i cili pohoi se kjo është njëra nga dy ankesat më të shpeshta që pranon institucioni i tij.

Kjo neglizhencë nga institucionet e drejtësisë, sipas Ombuds Personit, cenon të drejtën e qytetarëve për një gjykim në kohë të arsyeshme.

Ankesat e shumta e përgjigjet që kanë marrë nga Gjykata, sipas Qalajt, janë indikatorë që sistemi i drejtësisë është 3 vjet me vonesë në trajtimin e rasteve gjyqësore. Ani pse, parashkrimi është një e drejtë e garantuar, e cila garanton sigurinë juridike, sipas Avokatit të Popullit, në qoftë se parashkrimi bëhet dukuri, krijohet hapësirë për shkelje të së drejtës për barazi para ligjit.

Megjithatë, neglizhenca e rasteve, sipas Qalaj, jo rrallë nis edhe para se lëndët të procedohen në gjykatë. Një numër i madh i ankesave për zvarritje të rasteve penale, Avokati i Popullit pohon se i pranojnë kur këto raste janë ende në fazën e hetimeve.

Gjykatat dhe prokuroritë, sipas Qalajt, arsyetohen se zvarritja e rasteve vjen si pasojë e numrit të madh të lëndëve të cilat janë grumbulluar për vite me radhë në sirtarët e këtyre institucioneve.
Përveç mungesa e efikasitetit të organeve të hetuesisë dhe drejtësisë, në gjithë këtë katrahurë, Avokati i Popullit, vlerëson se po kontribuon edhe Administrata Shtetërore.

Sidoqoftë, Qalaj përfundon se kjo nuk i amniston gjykatat nga përgjegjësia, pasi që këto institucione duhet të jenë të përgatitur për shqyrtimin e të gjitha rasteve që pranojë dhe t’u garantojnë të gjithë qytetarëve proces të drejtë dhe të paanshëm gjyqësor.

Të ngjashme

Të fundit