28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Avokati i ministers Hajdari i reagon Prokurorisë Speciale: S’u mbrojt në heshtje por kërkuam sqarime

- Advertisement -

Mbrojtësi i ministres Rozeta Hajdari, avokati Florent Latifaj i ka reaguar Prokurorisë Speciale. Prokuroria me anë të një komunikate tha se Hajdari, shfrytëzoi rastin të mbrohet në heshtje. Në anën tjetër avokati Latifaj tha se ministrja ishte e hapur për çdo pyetje të Prokurorisë, por kanë kërkuar paraprakisht të sqarohen disa rrethana lidhur me dokumentacionin përkatës.

Në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”, Latifaj thekson se pas sqarimit të dokumentacionit, Hajdari do të përgjigjet në të gjitha pyetjet e Prokurorisë.

“Duke pasur për bazë reagimin e PSRK lidhur me deklarimin apo jo të ministres së MINT znj. Rozeta Hajdari, se kinse e njëjta është mbrojtur në heshtje, më duhet të reagoj duke ju informuar drejt se deklarimi i tillë nuk është i saktë fare ngase znj. Hajdari ka qenë e hapur për çdo pyetje të Prokurorisë por se kemi kërkuar paraprakisht të sqarohen disa rrethana lidhur me dokumentacionin përkatës dhe se pas atij sqarimi do të kthehemi dhe znj. Hajdari do të përgjigjet në të gjitha pyetjet e PSRK”, tha Latifaj.

Avokati tha se kjo gjë vërehet edhe me procesverbalin mbi marrjen në pyetje të Hajdarit.

“Se kjo çka po e them unë është e vërtetë mund të kërkoni procesverbalin mbi marrjen në pyetje edhe e shihni te nënshkrimet e tona se cilat vërejtje i kemi paraqitur në procesverbal. Fatkeqësisht neve nuk na është dhënë procesverbali”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit