28.2 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Avokati Gilissen: Dëshmitari 1 kërcënoi Shalën dhe familjen e tij në sallën e gjyqit

- Advertisement -

Avokati i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gilissen tha se dëshmitari i cili ka kodin 1 në këtë çështje gjyqësore, ka bërë kërcënim ndaj të akuzuarit, gruas dhe fëmijëve të tij në seancën e gjyqit deri sa ishte nën betim.

“Në këtë procedurë, në veçanti i vetmi person që ka bërë kërcënime është dëshmitari 01. Askush tjetër. Nuk ka patur kërcënime nga zoti Shala apo dikush tjetër. Vetëm ky dëshmitar, përpara jush, nën betim gjatë një seance gjyqësore ka shprehur kërcënime ndaj zotit Shala, gruas së tij dhe fëmijëve të tij”, tha ai.

Duke folur për procedurat që kanë rrjedhur në këtë gjykatë, Gilissen tha se kanë humbur një dëshmitar dhe dëshmia e tij nuk është dëgjuar për shkak se ai kishte frikë.

“Kemi humbur një dëshmitar sepse kishte frikë. Nuk pranoi të vinte. Ky dëshmitar kishte nënshkruar dokumentin ku pranonte që të vinte, të paraqitej në gjykatë. Pranoi që të na takojë, të bisedonte me ne dhe në fund fare pati frikë dhe nuk erdhi. Kishte aq frikë sa u fsheh për disa javë”, tha ai.

Tutje, ai tha se duhet të lexohen, interpretohen dhe analizohen me kujdes të gjitha provat që i dorëzohen trupit gjykues pasi që prokurori ka vendosur që të mbështetet në një numër të vogël dëshmitarësh duke mos marrë parasysh dëshmitarë të tjerë të ngjarjes.

“Parashtroj para jush se mjeti kompensues i parë duhet të konsistojë në miratim-zbatimin e një kujdesjeje të jashtëzakonshme se si i lexoni, interpretoni dhe analizoni provat që iu dorëzohen para jush. Rrethanat që përshkruhen nga prokurori që ka vendosur që të mbështetet veçanërisht në një numër të vogël dëshmitarësh dhe të mos marrë parasysh deklaratat dhe dëshmitë e dhëna nga disa persona persona-dëshmitarë të këtyre ngjarjeve”, u shpreh avokati./Betimi për Drejtësi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit