Avokati Ardian Bajraktari ka komentuar zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale. Ai konkretisht ka treguar se dëshmia e dëshmitares 94 ka treguar se ka fabrikim të procesit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Sipas Bajraktrit, me “prova” të tilla nuk vendoset drejtësia.
Postimi i plotë:
Dëshmia e dëshmitares 94, në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së, është një dëshmi se ka fabrikim të procesit.
Qytetares “dëshmitare” iu kanë ofruar dokumente për nënshkrim me deklarata që nuk i kanë thënë.
Kjo është e papranueshme, “provave” të tilla nuk duhet t’u falet besimi, normalisht duhet shpallur të pa pranueshme.
Po ashtu, duhet analizuar me kujdes rastet e tilla që të njëjtit të ballafaqohen, andaj duhet rishikuar listën e dëshmitarëve që është thënë se nuk do të ftohen.
Drejtësia do fakte jo hamendësime!
Me “prova” të tilla nuk vendoset drejtësi!