Avokati Bytyqi: Thaçi e vetmja figurë që mund ta sfidojë Kurtin

- Advertisement -

Rreth verdiktit final të Hagës, ndaj ish-katërshes së UÇK-së foli edhe avokati Asdren Bytyqi.

Ai në Programin e Mëngjesit në Klan Kosova tha se vetmja figurë që e sfidon Albin Kurtin, është Hashim Thaçi.

“Arsyeja se pse mundet kjo qeveri në rast se themelohet, nuk do ta shfrytëzojë lirimin eventual të tyre është frika dhe trauma nga pasojat e ndikimit të Thaçit, si çlirimtar, i pritur në Prishtinë si hero pas një procesi të mundimshëm, do t’i shkundë dhe do t’i trondis themelet e llogaritjeve për qëndrueshmëri të gjatë në pushtet të këtij pushteti, sepse e vetmja figurë e cila mund të bashkojë, mobilizojë dhe rifreskojë skenën politike, dhe mund ta sfidë deri në një masë Albin Kurti, është z. Thaçi”, deklaroi Bytyqi në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit