Botë

Avioni rrëzohet mbi shtëpi, vdesin 8 persona

Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku.

Sipas radios Rcn, e cila publikoi videon e aksidentit, bëhet fjalë për një aeroplan të vogël, me sa duket Piper, i cili “kishte gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit në bord. Avioni u përplas me një shtëpi në lagjen Belen Rosales të Medellinit, jo shumë larg nga Aeroporti Olaya Herrera”.

Avioni, shkruan gazeta El Columbiano, menjëherë pas ngritjes nga aeroporti lokal Olaya Herrera në drejtim të Pizarro (reparti Choco), sinjalizoi një emergjencë në kullën e kontrollit për shkak të një dështimi të motorit.

Përpjekja e pilotit për t’u kthyer në aeroport, shtoi gazeta, dështoi dhe avioni u përplas në një ndërtesë, duke dëmtuar të paktën shtatë apartamente, duke marrë zjarr dhe duke shkaktuar, konfirmuan autoritetet lokale, vdekjen e të gjithë njerëzve, shkruan Tg Com. 

Mes viktimave, thekson Caracol TV, është edhe pronari i grupit “San German Express”, të cilit i përkiste Piper.